Edhe pse u mundua që ato momente t’i kalonte me sportivitet, Mariah Carey nuk i shpëtoi dot trupërimit përpara mijëra fansave.
Në koncertin e natës së ndërrimit të viteve në “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve”, këngëtarja harroi tekstin e këngës dhe u mundua të justifikohej duke thënë se nuk kishi bërë prova për atë këngë. Megjithatë, 47 vjeçarja ka reaguar përherë të parë pas asaj nate.
“Ishte një sezon festash i bukur që u shndërrua në një Vit të Ri të tmerrshëm. Por ajo performancë nuk do më ndalojë të performojë në evente të tjera. Edhe vetë Dick Clark do ishte po aq i turpëruar sa unë atë natë.” -u shpreh ajo në një intervistë.