Kiara Tito ka folur më shumë se njëherë për historinë e saj me Butrint Imerin në shtëpinë e "Big Brother", ndërkohë që ka pasur fjalë e thashetheme më shumë se njëherë që këngëtari mund të hynte si performues aty, gjë që deri tani nuk ka ndodhur, por nuk e dimë nëse do të realizohet. E në fakt, prezenca e Imerit në shtëpi do të ishte dicka që vërtetë do ta shpërnqëdronte Luiz Ejlli nga loja e tij e fortë në reality show, këtë gjë këngëtari e ka pranuar më shumë se njëherë, duke marrë parasysh gjithë marrëdhënien me Kiara Titon dhe se si po zhvillohen ngjarjet mes tyre në këtë edicion.
Por, edhe pse Ejlli është shprehur i "frikësuar" nga një surprizë e mundshme e Butrintit, tani duket se ai nuk e ka edhe aq problem prezencën e tij në shtëpi, sigurisht jo fizikisht, por nëpërmjet këngëve. Kështu, ditën e sotme, "Vëllai i Madh" e ka vendosur më shumë se njëherë Butrintin në sfond, madje edhe në një moment kur pjesa më e madhe e banorëve ishin të gjithë bashkë dhe ata nuk kanë hezituar të kërcejnë e të këndojnë, përfshirë këtu edhe Luizin.
Madje Ejlli duket se ka mësuar edhe lëvizjet e kërcimit që bëhen në këngën që Butrinti e ka në bashkëpunim me Kidën dhe Ledri Vulën, ndoshta ja ka mësuar Kiara.