INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U vetëdogj më benzinë, gruaja humbi betejën më djegiet e rënda. Shikoni si ndodhi

U vetëdogj më benzinë, gruaja humbi betejën më djegiet e rënda. Shikoni si ndodhi

Publikuar më: 11:09 05-11-2017

Ndërron jetë në spitalin e Djegieve në Tiranë gruaja nga Lezha qe dje i vuri flaken vetes.

Bardha Perndoj 45 vjeçe, që një ditë më parë u vetëdogj me benzine në fshatin Tresh te Lezhës nuk mundi t’u shpëtoje dot plagëve te rënda si pasoje e djegies dhe ka ndërruar jetë.

Gruaja e sëmurë i vuri flakën vetes, ja veprimi i fundit që bëri

Dje rreth orës 13:30 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se një shtetase në fshatin Tresh-Lezhë është djegur në trup e cila po transportohet për në Spitalin Rajonal Lezhë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku ka rezultuar se:

Shtetasja B.P, rreth 45 vjeçe, e sëmurë mendore, dyshohet se në një ambient ngjitur me banesën ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flaken vetes.

Shtetasja B.P, para se ti vinte flakën vetes i ka telefonuar kunatës por si ka folur duke e lënë telefonin hapur dhe menjëherë i ka vënë flakën vetes.

Kunata e shtetases B.P, ka bërë të mundur fikjen e flakëve, por shtetasja B.P kishte pësuar djegie të rënda në trup.

Pas ndihmës së parë mjekësore të dhënë në Spitalin e Lezhës,shtetasja B.P, është transportuar për në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Shtetasja B.P vuan prej kohësh nga sëmundje mendore, kjo e pasqyruar edhe në kartelën mjekësore.

Kjo shtetase para disa vitesh ka tentuar për të helmuar veten.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Emri/ Kush është gruaja që i vuri flakën vetes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje nga ngjarja e rene ne fshatin Tresh të Lezhës, ku gruaja me plage te renda nga djegia perfundoi ne spital.

Gazetari i “Panorama” raporton se gruaja është identifikuar si Bardhe Perndoj 45 vjeçe.

“Ajo ka probleme te shëndetit mendor dhe i ka vene flaken vetes me benzine”- raporton “Panorama”, duke iu referuar burimeve.

Mësohet se edhe me pare gruaja ka tentuar vetëvrasjen duke u vetë helmuar. Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen.

Article Logic
Execution time: 0.0018410682678223