INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U vetëplagos me armën e partneres, ndërron jetë 50 vjeçari. Dyshohet se ngjarja është...

U vetëplagos me armën e partneres, ndërron jetë 50 vjeçari. Dyshohet se ngjarja është...

Publikuar më: 11:47 19-04-2019

Ka ndërruar jetë në spital 50 vjeçari Bernard Uka, i cili u vetëplagos sot me armën e shërbimit që i përkiste partneres së tij, efektive policie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:55 në banesën e tij përballë godinës së Kuvendit të Republikës së  Shqipërisë dhe dyshohet se ngjarja të jetë aksidentale.

“Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vetë’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557