Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 57 vjeçarit Gramoz Nako në Korçë.
Mësohet se dy plumba janë gjetur në trupin e viktimës ndërsa një plumb tjetër në zonën e krimit.
Ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo e cila kur ka hyrë ne shtëpi e ka gjetur 57-vjeçarin të pajetë.
Sakaq, viktima baba i dy fëmijeve sapo ishte kthyer me bashkëshorten nga SHBA dhe do të qëndronte disa ditë pasi kishte vëllain e sëmurë.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.