INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U vranë sot për një mur ndarës, çifti Kosta i njohur për publikun[FOTO/VIDEO]

U vranë sot për një mur ndarës, çifti Kosta i njohur për publikun[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 08:41 25-10-2017

Mëngjesi i sotëm u trondit nga lajmi i vrasjes së çiftit Aleks dhe Afërdita Kosta në qytetin e Gjirokastrës  nga kushuriri i Aleksit, i quajtur Apostol Kosta pas konflikteve për një mur ndarës.

Afërdita ishte mësuese ndërsa Aleksi muzikantë, një çift intelektualësh i njohur për publikun shqiptar. Kjo pasi çifti ka qenë i ftuar në emisionin “Ka një mesazh për ty” të Ardit Gjebreas në “E diela shqiptare” në janar të vitit 2016.

Aleksi luajti në saksofon pas kërkesës së bashkëshortes së tij për mos ta braktisur pasionin për muzikën.

Pas një periudhe emigracioni në Greqi, instrumentisti nga Gjirokastra tregoi se i ishte dashur të shkëputej nga muzika, dhe sado që tani përpiqej, ndiente se nuk po kthehej dot tek dashuria e tij e madhe. Por gjesti i bashkëshortes së tij, Afërditës, e cila kërkoi t’a takonte të shoqin e saj tek ‘E Diela Shqiptare’, arriti të jepte mesazhin për të cilin ajo kishte sjellë saksofonin e tij nga Gjirokastra: “Ky saksofon është për ty shumë  i shtrenjtë, por për mua akoma më shumë”.

Atë ditë, Afërdita rrëfeu se ata ishin njohur në një festë, ku ai po luante me bandën, dhe se kishte qenë dashuri me shikim të parë. ‘Ai është shumë i pashëm’, tregoi Afërdita, ‘Imagjinoni një grua së cilës një burrë ia ngul sytë shumë gjatë. E pastaj, ajo shkon t’i kërkojë që të luajë një valle për të’. Kështu, ata ishin njohur e më pas kishin vendosur të martoheshin.

Të dy partnerët vinin të dy nga martesa të mëparshme nga të cilat Afërdita kishte dhe një djalë 18 vjeçar, Harin me bashkëshortin e parë me të cilin ishin ndarë shumë miqësisht.

Afërdita tregonte se djali i saj dhe bashkëshorti i dytë shkonin shumë mirë me njëri tjetrin. Ishte pikërisht Hari ai që e kishte sjellë saksofonin në Tiranë, në mënyrë që Aleksi të luante dhe njëher pas shumë kohësh për publikun.

‘Ajo është vajza ime e vogël’ tha Leko, sapo e pa që në anën tjetër të murit të ‘Ka një mesazh për ty’, ishte Afërdita.

ghcjsrtjsrt.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667