Me të vjella kundër kujtdo që ka shkruar se u zbulua shtëpia nga brenda e Kryeministrit Edi Rama. kështu i ka pritur lajmet rreth tij kreu i qeverisë Edi Rama, i cili nëpërmjet një statusi në Instagram ka zbuluar se në fakt nuk bëhet fjalë për shtëpinë e tij. Kryeministri thotë se nuk bëhet fjalë për shtëpinë e tij në Surrel por është një atelie e një miku të tij. e në këtë moment Edi Rama, duke përdorur ikonat, nuk ka nguruar që të shajë ata që ai i quan kadrinjë.
Edi Rama:
“Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të RI me oxhakun tim kozmik, që kadrinjtë e kanë zbuluar me rreze lazer në spotin e Ermalit. Eh, ja që s’është as oxhaku e as shtëpia ime ajo, po atelieja e mikut tim qeramist, ku bujarisht jam i mirëpritur për orët e mia krijuese”.