Drake, reperi i njohur amerikan ka publikuar ditën e djeshme videoklipin "Polar Opposites" me simbolet shqiptare, ku është bërë e ditur se është një dedikim ndaj një vajze shqiptare.
Sipas mediave "Mariana" në tekstin e reperit është një vajzë modele të cilës i është zbuluar dhe imazhi.
Ajo nuk është nga Tirana por nga Prishtina dhe është Fashion Designer.
Ajo ka studiuar për farmaceutikë në Londër e më pas është zhvendosur në New York, ku pas studimeve ka hapur dhe një brand të vetin në lidhje me modën.
Drake flet në tekst për një vajzë e cila i ka bërë "block" në rrjete sociale dhe që ai e quan të "papjekur" dhe "bipolare".
Pjesë nga teksti i këngës:
"Mariana ma theve besimin
Pse duhet të dëgjosh propagandën?
Sapo thyem akullin dhe tani të dyja po largoheni
U tregova i sjellshëm, nuk të kuptoj
Duhet ta lësh motrën tënde të jetë zëri i arsyes
Ose po e lexoj gabim mesazhin tënd
Ose thjesht veprimet e tua po më mashtrojnë?"