Prej kohësh ne media ka qarkulluar një lajm ku thuhej se Genta Ismjli ishte duke bashkëpunuar me një artist turk për këngën e radhës.
Si fillim ishin mediat turke që e bënë të ditur lajmin, megjithatë deri tani nuk dihej se kush ishte artisti me të cilin po bashkëpunonte.
Së fundmi ka qenë Genta ajo që e ka zbuluar dhe projekti me siguri do të bëjë namin.
Këngëtarja ka publikuar në Instastory lajmin e një televizioni turk dhe në të flitet për bashkëpunimin e artistes shqiptare.
Nga lajmi bëhet me dije se Genta së shpejti do të hedhë në treg këngën me reperin Abdurrahim Akça, i njohur për publikun si Eypio.
“Reperi Eypio me projekt surprizë. Eypio po sjell duet me këngëtaren kosovare, Genta Ismajli”, thuhet ndër të tjera në lajm.