INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U zbulua personi që i ka “vjedhur” zemrën, reagon për herë të parë FIFI: Ka ardhur koha për…[FOTO]

U zbulua personi që i ka “vjedhur” zemrën, reagon për herë të parë FIFI: Ka ardhur koha për…[FOTO]

Publikuar më: 09:29 30-04-2020

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Filloreta Raçi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, pasi u zbulua romanca e saj me djalin simpatik, Xhuljo Tabaku.

Ditën e djeshme në medien rozë qarkulloi fotoja e Xhuljo Tabakut, mashkullit që prej kohësh kishte qenë një figurë misterioze, duke ditur vetëm shkronjën e tij të parë të emrit “Xh”. Por pasi qarkulloi edhe imazhi i tij i plotë, Fifit duket se nuk i ka ardhur mirë.

Me një reagim në rrjete sociale, duke theksuar se ajo është një këngëtare, dhe sugjeron të merremi me këtë anë të saj, dhe jo me jetën private. Këngëtarja madje thotë se nëse do të ketë diçka konkrete do të na e thotë vetë.

Postimi i Fifit.
“Mendoj që ka ardhur koha për ca ndryshime. Unë jam këngëtare/tekstshkruese/kompozitore. Mendoj që Fifi mjafton të merreni me të… Ndërkohë, jetën time private dua ta mbaj private deri kur të ketë diçka konkrete. Më besoni, do t’ua them vetë! Me shumë dashuri, Fifi.”– shkruan Fifi në postimin e saj në rrjete sociale.

filort.png

Article Logic
Execution time: 0.0025780200958252