Viti i ardhshëm do të nisë me dasma! Këngëtarja Dafina Zeqiri e njoftoi vetë lajmin emocionues pak kohë më parë, ku tha se do të kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj Kreshnik Gjergjin.
Megjithatë, përpos lajmit të madh që ndau me fansat, artistja u tregua e rezervuar për detajet, e të gjithë jemi kuriozë të dimë sesi do të organizohet dhe cilët do të jenë të ftuarit.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, “Prive” zbuloi se Dafina dhe Kreshniku nuk do të presin gjatë deri në verë apo vjeshtën e vitit që po vjen. Sipas tyre, numri i të ftuarve do jetë i kufizuar dhe nuk do të kalojë 100 persona. Gjë që është mohuar nga Kreshniku.
Ai ka publikuar një screenshot të këtij lajmi në Instagram, ku shkruan: “Inshallah po na thërrasin edhe neve se qenka lista e ngushtë boll!”.