Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari ka mohuar pretendimet e partive opozitare dhe qytetarëve që janë kundër tij, se ai kishte vdekur dhe është zëvendësuar nga një klon.
Buhari ka thyer heshtjen e tij për thashethemin që ka qarkulluar në mediat sociale për muaj të tërë, duke thënë se do të kandidojë për t’u rizgjedhur President në shkurt.
Aludimet për vdekjen e tij lindën pasi Buhari kaloi pesë muaj në Britani vitin e kaluar duke u trajtuar për një sëmundje të pazbuluar në media. Atëherë u përhap në media një teori se ai ishte zëvendësuar nga një klon nga Sudani
i quajtur Jubril.
“Jam unë i vërteti, ju siguroj për këtë. Së shpejti do të festoj ditëlindjen e 76-të dhe unë do të vazhdoj të jem i fortë”, tha Buhari për nigerianët nga Polonia, ku po merr pjesë në një konferencë për Klimën, teksa u pyet për ekzistencën apo jo të “klonit Jubril”.