INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U zgjidh më në fund... Sekreti për një humor të mirë

U zgjidh më në fund... Sekreti për një humor të mirë

Publikuar më: 09:18 28-07-2018

Sekreti i humorit të mirë për qytetarët janë hapësirat e gjelbra. Mjafton një lëndinë me barë për të sjellë buzëqeshjen, për të reduktuar dukshëm stresin e depresionin dhe përmirësimin e shëndetit mendor për të gjithë ata që jetojnë në qytet, në mes të ndërtesave.

Ky është konkluzioni i një kërkimi të kryer nga universitetit i Pensilvanisë në bashkëpunim më disa shkolla mjekësore në SHBA.

Studimi mbi fuqinë e gjelbërimit është kryer tek qytetarët e Filadelfias dhe rezultatet kanë qenë impresionuese. Zona të degraduara të qytetit të cilat më pas janë ripastruar, risistemuar dhe gjelbëruar kanë arritur të ndryshojnë pozitivisht psikologjinë e banorëve, deri në 41%. Studiuesit kanë marrë në shqyrtim 541 zona para dhe pas ndryshimeve.

Gjelbërimi ishte faktori i parë i kthimit të mirëqenies, por ndiqej nga pastrimi i mbeturinave, rikrijimi i vendeve publike me standarde, duke krijuar te banorët ndjenjën e qetësisë dhe mbi të gjitha të sigurisë, reduktimi i kriminalitetit dhe dhunës, transmeton klanplus. Kjo, shpjegojnë ekspertët, ndodh pasi ndërtesat e braktisura, parregullsia, pisllëku dhe mungesa e gjelbërimit shkaktojnë një stres të madh tek njeriu dhe ndikojnë ndjeshëm në pabarazinë socio-ekonomike dhe sëmundjet mendore e banorëve të qytetit.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383