Monika Kryemadhi u votua sot nga Konventa Kombëtare e LSI si kryetare e kësaj force politike. Menjëherë pas zgjedhjes, ajo mbajti edhe fjalën e saj falenderuese, nga ku nuk harroi të përmendë edhe bashkëshortin e saj dhe ish-kreun e LSI, Ilir Meta.
Ajo e falenderoi atë që ka krijuar këtë parti politike dhe tha se kjo është partia e shqiptarëve të vërtetë.
“Falenderoj Ilir Metën që na dha mundësinë dhe krijoi LSI. Krijoi një forcë politike që në themelin e saj ka shtresën e shqiptarëve te vërtetë që e duan Shqipërinë” u shpreh Kryemadhi.