Një vëmendje e madhe në këtë Botëror i është kushtuar edhe shkallëve të stadiumeve ku fotografët kanë pikasur disa femra shumë të bukura që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Por një bionde tërheqëse është etiketuar si tifozja më atraktive e Rusisë në Kampionatin Botëror. Fotografitë e saj, e veshur me simbolet ruse, kanë pushtuar mediat që e mbulojnë turneun më të madh botëror të futbollit.
Ndërsa gazetarët kanë arritur ta zbulojnë identitetin e saj dhe është mësuar se ajo luan në filma pornografikë.
Është fjala për Natalya Nemtchinova, e cila ka luajtur në filma për të rritur me nofkat Natali Nemtchinova, Natalia Andreeva, Delilah G, Danica, Amanda, Asya e Annabell.
Ajo ka debutuar në filmat pornografikë në vitin 2016, ndërsa ka bërë edhe rolin e modeles përmes fotosesioneve të ndryshme.