Genta Ismajli prej disa kohësh tashmë nuk është aktive në muzikë dhe për këtë arsye shumë prej nesh mund të ngrenë pyetje nga më të ndryshme për këtë vendim të sajin.
Mirëpo këngëtarja nga Kosova duket se na paska paralajmëruar për këtë zhdukje të sajën madje edhe nga rrjetet sociale.
E ftuar në "Ftesë në 5", Genta u shreh se vitin tjetër do e shohim nënë dhe për shkak të kësaj deklarate kanë nisur thashethemet se këngëtarja është në pritje të ëmbël.
Thuhet se Genta është larguar nga rrjetet sociale dhe ekrani për ta mbajtur të fshehtë lajmin e ëmbël.
Këngëtarja ende nuk ka dhënë një deklaratë lidhur me këtë, por ne shpresojmë që të dëgjojmë sa më shpejt prej saj.