Vitin e kaluar një ndër lajmet më të bujshme në mediat rozë në vendin tonë ishte pikërisht martesa gay e ish-moderatorit shqiptar. Ai kurorëzoi lidhjen e tij me partnerin Tian Oliver Murray, në Londër në datën 20 gusht. Por ndoshta për të shmangur komentet e opioninit publik, pas ceremonisë, Mishel Rrena u shkëput krejtësisht nga bota e televizioneve dhe e rrjeteve sociale.
Asokohe u tha se prindërit e tij nuk e pritën aspak mirë martesën e Mishelit, madje nuk ishin aspak dakord me këtë vendim.
Megjithatë duket se tani kjo situatë ka kaluar dhe Misheli nuk e ka aspak problem të shfaqet me partnerin e tij.
Madje, burime për “Iconstyle.al”, kanë treguar se ai e ka sjellë partnerin për herë të parë në Shqipëri.
Pas martesës, çifti ka vizituar Shqipërinë dhe Tian po sheh vendin ku është rritur partneri i tij.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Misheli mori pjesë edhe në ditëlindjen e mikeshës së tij, Kiarës, e cila mbushi 24 vjeçe.