Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ngjarja e bujshme në ish-bllok ku një person mbeti i vrarë, por kishte edhe të plagosur. Kjo ngjarje tërhoqi shumë vëmendje edhe prej përfshirjes së emrit të këngëtares së famshme Elvana Gjata.
Por edhe pse ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë kësaj kohë, Elvana po përgatit diçka speciale.
Një faqe online, që nxjerr në shitje biletat për koncertet e artistëve, ka publikuar shtatë datat kur do të performojë këngëtarja shqiptare në vende të ndryshme të SHBA-ve dhe të Mbretërisë së Bashkuar.
Më 12 dhe 13 prill, Elvana pritet të mbajë dy koncerte në Angli. Ndërsa pesë koncertet e tjera janë në Amerikë, nga data 2 deri në 9 maj, saktësisht në: Los Angeles, Asbury Park, New York, Philadelphia, Michigan.
Në portal thuhet që të gjitha biletat janë shitur. Por nuk mbaron me pas pasi ajo do të performojë edhe në festivalin 3-ditor “Camp Bestival 2019”, që do të mbahet në datat 25-28 korrik.