INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

U zotua të luftojë emigrantët. Trondit suksesi historik i “Alternativës për Gjermaninë” [VIDEO]

Publikuar më: 10:22 26-09-2017

Rezultati i zgjedhjeve tronditi themelet e elitës politike në Gjermani. Suksesi i  Partisë së djathtë të Gjermanisë,(Alternativa për Gjermaninë) e cila arrin të futet në parlament për herë të parë  duke u  zotuar të “luftojë " pushtim e të huajve" në vend ka shënuar një pikë kthese . Kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur për një mandat të katërt, por blloku i saj konservator CDU / CSU ka marrë rezultatin më të keq në gati 70 vjet duke marrë vetëm 33 për qind të votave. Merkel po fillon negociatat për të formuar një qeveri të re koalicioni. Partnerët e koalicionit aktual të bllokut, Social Demokratët (SPD), patën gjithashtu një nivel të ulët historik, me 20.8% të votave. Ata thonë se do të shkojnë në opozitë pas humbjeve historike. Populistët e djathë u renditën në vendin e tretë duke shënuar një rezultat historik por direkt pas kësaj erdhi dhe krisja e parë mes të udhëheqësve të AfD-së që drejtojnë partinë. "Ne duam një politikë tjetër," tha lideri Alexander Gauland pas fitores historike gjatë një konference shtypi të mbajtur ditën e hënë. Por liderja tjetër e partisë Frauke Petry, habiti të gjithë duke deklaruar në të njëjtën konferencë për shtyp se ajo nuk do të bashkohej me grupin parlamentar të AfD pavarësisht fitores. Petry tha se kishte "mosmarrëveshje mbi përmbajtjen" në parti ndërkohë ajo e ka kritikuar edhe më herët liderin tjetër për goditjen që po i bën Merkelit. Partia e djathë pritet të marrë 94 vende në parlamentin federal prej 709 vendesh, si partia e tretë më e madhe, është zgjedhur "për të adresuar pa kompromis" çështjet e emigracionit. Fushata e AfD-së u fokusua në kundërshtim me vendimin e Merkelit për të hapur kufijtë e Gjermanisë për emigrantët dhe për refugjatët pa dokumente në vitin 2015, që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme. Suksesi i partisë së djathtë tronditi elitën politike të Gjermanisë ndërkohë që protesta kundër partisë anti-islame janë mbajtur në disa qytete pas rezultatit të zgjedhjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211