Atdheu dhe Arjola Demiri u shprehen në Big Brother VIP se ishin miq të mirë prej shumë vitesh madje ish-konkurrenti i “Përputhen” hyri si surpizë për aktoren Në shtëpinë e BB. Por në fakt ai është edhe mik i Antonelës, me të cilën Arjola kishte raportet më pak të mira në “Big Brother”, konflikte këto që u diskutuan se kanë nisur që më parë.
Por pas daljes së Arjolës nga BB, miqsia me Atdhuen duket se u kris dhe madje ata hoqën edhe njëri-tjetrin nga ndjekësit në Instagram.
Kjo krisje duket se ka qenë vetëm e momentit, pasi ata nuk pranuan se janë zënë e madje kanë filluar të ndiqen sërish.