Javën që lamë pas, me anë të një postimi në Instagram, Eneda Tarifa njoftoi largimin nga “Portokalli”.
Ajo shkruante se e kishte marrë malli të ngjitej në skenën e spektaklit dhe me pranimin e propozmit sezonin e kaluar nga produksioni e kishte “nxjerrë mallin”.
Mirëpo si duket kemi të reja!
Nevina Shtylla mund të jetë prezantuesja e re emisionit të humorit “Portokalli”.
Burime për “RevistaWho.Com” kanë zbuluar se moderatorja e njohur prej disa ditësh ka qenë në mbledhjet e stafit të programit për sezonin e ri që nis për pak javë.
Pritet që në ditët në vazhdim ky lajm të konfirmohet dhe të zbulohen detaje të tjera për ndryshimet e spektaklit të humorit.
Nevina ka mbaruar prej pak kohësh në ekranin e “Top Channel” pasi rubrika e saj në “E Diell” mbaroi.