INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ua pres kokat, i ziej dhe ua djeg trupin”: Kjo është gruaja më e kërkuar nga ISIS

“Ua pres kokat, i ziej dhe ua djeg trupin”: Kjo është gruaja më e kërkuar nga ISIS

Publikuar më: 13:23 29-09-2016

Duke mbajtur lart kokën e prerë të një armiku, kjo lidere e milicisë është një nga njerëzit më të frikshëm nga ISIS-i në Irak. “Mbylle dhe mos lëviz,” gruaja qe mban nje tigan të zi dhe një shami të zezë thotë gjithmonë këto fjalë para se të vrasë një nga  ushtarët e ISIS-it dhe ti “gatuajë” kokat e tyre për darkë. Prestigjozi “CNN” ka realizuar një interviste tronditëse me këtë grua irakiene, që është padyshim më e kërkuara e ISIS-it.

“Kjo po që është një grua që të imponon respekt – shkruan gazetarja- Ajo mban një pistoletë Beretta 9-milimetërshe nën krahun e majtë dhe ka gjithmonë pranë thikën e saj gjigant, të cilin e përdor për tu prerë kokat luftëtarëve të ISIS-it”.

39-vjeçarja Wahida Mohamed, e njohur më mirë si Um Hanadi, drejton një grup prej rreth 70 burrash në fushën e Shirqat, një qytet 50 milje (80 kilometra) në jug të Mosulit, Irak.

Ajo dhe njerëzit e saj janë pjesë e një milicie fisnore, që kohët e fundit kanë ndihmuar forcat qeveritare përzënë ISIS-in jashtë qytetit. Në botën e Irakun rural, luftëtarët femra janë një gjë e rrallë por Um Hanadi nuk është e re në këtë fushë.

“Fillova duke luftuar terroristët në vitin 2004, duke punuar me forcat irakiane të sigurisë dhe të koalicionit”, thotë ajo. Si rezultat, ajo ka tërhequr zemërimin e Shtetit Islamik, duke u bërë gruaja më e urryer për ta.

“Kam marrë kërcënime nga udhëheqësit e lartë të ISIS-it, duke përfshirë edhe nga Ebu Bekri (al-Baghdadi) vetë”, thotë gruaja, duke iu referuar kalifit të vetëshpallur ISIS-it.

“Por unë nuk frikësohem .”

“Unë jam në krye të listës së tyre të më të kërkuarve – mburret duke qeshur– jam më e kërkuar se shumë se Kryeministri.”

Um Hanadi është sulmuar të paktën 3 herë më bomba jashtë shtëpisë së saj në 2006, 2009, 2010,si dhe tri makina shpërthyese janë vënë sërish jashtë shtëpisë së saj në 2013-ën dhe në vitin 2014-ën.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225