INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Udhëtim nëpër Antarktidë për të furnizuar stacionin kërkimor më të largët në botë [Video]

Publikuar më: 17:24 13-01-2017

Këto janë pamjet mahnitëse që tregojnë luftën që bëjnë shkencëtarët për të kryer kërkimet e tyre në një nga laboratorët më të largët të planetit. Video tregon një udhëtim rraskapitës që zgjat 10 ditë për të arritur në Konkordia, një stacion kërkimor që ngrihet në Antarktidë. Duke u tërhequr nga traktorë të rëndë, karvanët mbajnë deri në 300 ton karburant, ushqime dhe pajisje të rënda. Karvani me gjatësi 300 metra është organizuar nga instituti polar IPEV i Francës. Udhëtimi përmes dëborës ngjitet në më shumë se 3000 metra lartësi për të arritur në pllajën ku stacioni Konkordia është vendosur. Një nga anëtarët e hapësirës Task Forc të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian,i cili mori pjesë në udhëtim, tregon se punohet në kushte ekstreme me stuhi bore. Nga muaji nëntor deri në shkurt ekuipazhi përballet me temperatura nga -55 gradë deri në -80 gradë. Erërat regjistrojnë 130 km në orë duke e bërë të pamundur shikimin. Ky është një vend i ekstemeve, ku dielli nuk ngrihet mbi horizont në dimër, duke e detyruar ekuipazhin që të jetojë në izolim, pa rrezet e diellit gjatë katër muajve të vitit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061