INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Udhëtim rraskapitës, futbollistët e Partizanit shtrihen në dyshemenë e autobusit

Udhëtim rraskapitës, futbollistët e Partizanit shtrihen në dyshemenë e autobusit

Publikuar më: 10:05 06-07-2017

Udhëtim sfilitës për skuadrën e Partizanit, që u nis ditën e martë drejt Bullgarisë me autobus për të tentuar mrekullinë në stadiumin “Hristo Botev” për përmbysjen e sfidës së humbur 1-3 në Tiranë. Pavarësisht se duket një mision i pamundur, “demat” do të bëjnë detyrën e tyre deri në fërshëllimën e fundit të kësaj sfide që luhet në orën 19:00.

Udhëtimi ka qenë sfilitës, pasi për më shumë se 14 orë skuadra ka udhëtuar me autobus drejt Bullgarisë. Shumë prej lojtarëve kanë gjetur një zgjidhje optimale për t’u shtrirë në dyshemenë e autobusit.

Sukaj dhe Ibrahimi ishin ata që bënë këtë zgjedhje gjeniale, ndërkohë që të tjerët përfituan që të shkrepnin foto për ta shpërndarë këtë moment në rrjetet sociale. Pavarësisht udhëtimit rraskapitës, kur Partizani mbërriti në Burgas u relaksua në pishinë dhe në luks disa orë përpara ndeshjes./ panorama sport

auto_19758203_10212312965915862_7227105_n-470x8361499326675.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003957986831665