INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Udhëtimet gjatë festave: Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, tregon masat e marra... [VIDEO]

Udhëtimet gjatë festave: Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, tregon masat e marra... [VIDEO]

Publikuar më: 16:50 28-12-2017

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj, inspekton pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin për të parë zbatimin e masave shtesë të marra në kuadër të festave të fundvitit.

Gjatë një pronocimi nga Kakavija, Drejtoresha Hajnaj ka theksuar se Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit ka marrë një sërë masash për të krijuar lehtësirat ligjore të gjithë shtetaseve që qarkullojnë nëpërmjet pikave të kalimit, me qëllim shmangien e radhëve të gjata, forcimin e kontrollit si në pikat e kalimit ashtu dhe në kufirin jeshil e blu.

Hajnaj: Jemi në Kakavijë, për të parë nga afër zbatimin e masave shtesë të marra me qëllim që tju ofrojmë një shërbim cilësor e në kohë të gjithë shtetasve vendas e të huaj, turistëve e vizitorëve.

Në këtë kuadër në të gjitha pikat e kalimit, porte e aeroportin e Rinasit janë shtuar sportelet për të eleminuar radhët dhe për tju krijuar lehtësirat ligjore.

Është marrë kontakt me homologët e palës greke, të maqedonisë, kosovës për të koordinuar veprimet me qëllim sigurimin e lëvizjes së njëtrajtshme nga të dyja krahët si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Nga kontaktet e marra kemi siguruar një bashkëpunim të mirë me homologët të cilët kanë shtuar edhe ata sportelet.

Një masë tjetër është forcimi i kontrollit në kufirin jeshil. Kemi shtuar prezencën e patrullave në kufi.

Kemi koordinuar veprimet me homologët që të kemi edhe patrullime të përbashkëta me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentojë të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil e blu.

Në bashkëpunim me autoritet doganore kemi forcuar kontrollin në pikat e kalimit për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, ku mund të perfitojnë nga fluksi i hyrje- daljeve.

Po bashkëpunojmë e bashkërendojmë veprimet me DVP në qarqe për të parandaluar evidentuar dhe goditur çdo tentative për trafiqe të paligjshme.

Policia Kufitare është tërësisht e angazhuar për tju ofruar një shërbim cilësor.

Përfitoj nga rasti që cilido që do konstatojë vonesa të pajustifikuara apo abuzim me detyrën nga ana e punonjësve të policisë kufitare të telefonojë në numrat pa pagesë 112, 129 dhe 0800 90 90.

Policia Kufitare ju uron Gëzuar Vitin e Ri, mbarësi e shëndet në familjet tuaja.

Një vit i ri na pret ku bashkëpunimi dhe ndihma e qytetarëve është ndihmesë e çmuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar nga ana jonë.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326