Fadil Vokrri e kishte planifikuar që nesër të nisej për në Rusi. Vokrri ishte bërë gati me çdo gjë që të nisej për në Rusi ku ishte i ftuar në hapjen e Kampionatit Botëror. .Ai kishte ftesë të veçantë nga presidenti i UEFA-s, për të qenë i pranishëm në hapjen e këtij evenimenti.
Miq te afërm të Vokrrit kanë treguar se ai mezi po e priste të merrte pjesë në hapjen e Botërorit. Por ditën kur ai duhej të merrte rrugën për në Rusi, u largua në një rrugë tjetër pa kthim.