INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Udhëtimi me autobusë në ditë me temperatura të larta pa kondicionerë, ankohen pasagjerët [VIDEO]

Udhëtimi me autobusë në ditë me temperatura të larta pa kondicionerë, ankohen pasagjerët [VIDEO]

Publikuar më: 15:09 23-08-2018

Marrje fryme, rritje tensioni dhe gjëndje të fikti. Këto janë problemet e qytetaëve të cilat ju shfaqen sa herë që udhëtojnë në linjat urbane të zonave periferike të Tiranës. Ata kështu rrezikojnë seriozisht shëndetin, pasi në këto linja drejtuesit e tyre janë të papërgjegjshëm, jo vetëm që mbingarkojnë me udhëtarë autobusat, por dhe nuk ndezin fare kondisionerët edhe pse temperaturat janë përvëluese.
Për IN News pothuajse të gjithë të intervistuarit që udhëtonin në linjat Kamëz, Vorë e disa destinacione të tjera kanë treguar raste konkrete.
E ndërsa qytetarët biletën e paguajnë regullisht dhe shumë të tjerë janë të pajisur me abone duke zbatuar rregullat, kur janë ankuar askush nuk i ka dëgjuar.
Zgjidhja e vetme për mijra udhëtarë të linjave të zonave periferike të kryeqytetit mbetet që të freskohen vetëm duke hapur dritaret. E ato nuk është e mundur gjithnjë, pasi disa urbanë i kanë ato të bllokuara.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221