INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Udhëtuam drejt Instagramit të Lori Hoxhës dhe përzgjodhëm 5 FOTOT më të bukura të saj! I shihni këtu

Udhëtuam drejt Instagramit të Lori Hoxhës dhe përzgjodhëm 5 FOTOT më të bukura të saj! I shihni këtu

Publikuar më: 15:31 17-06-2019

Lori Hoxha është një ndër blogeret më të njohura në Shqipëri e cila njihet për stilin e saj të veçantë. Është fare e lehtë të bëhet një konstatim i tillë. Një vizitë në profilin e saj në Instagram do t’iu bëjë të mahniteni me stilin e veshjes së bukuroshes dhe të humbisni me orë të tëra në profilin e saj.

Lori është gjithmonë në një hap me trendet e fundit të modës. Ajo ka mijëra ndjekës vetëm në rrjetin e saj social Instagram, ku çdo ditë na servon fotografi e ide të ndryshme se si të vishemi e të dukemi në trend me kohën. Padyshim që ajo është kthyer edhe në inspirim për shumë vajza të reja.

Nëse sot ju mungon frymëzimi dhe mendoni se edhe një foto e bukur mund të ndryshojë ditën dhe humorin tuaj, atëherë ne kemi përzgjedhur 5 foto interesante nga Lori Hoxha. Përpos faktit se janë foto shumë të bukura, të kombozuara me backgroundin, veshjen dhe ngjyrat, ju do të merrni edhe disa ide se çfarë mund të vishni.

1. Dashuria për motrën, por edhe për nipin që do të vijë së shpejti. Ky do të ishte ky përshkrimi i duhur për këtë foto, e cila përcjell kaq shumë ndjenja pozitive tek ne. Të veshura të dyja me rozë, Sara dhe Lori na ka treguar sërish që dinë vërtet të vishen shumë bukur.

1.png

 

2. ‘Queen of the night’, e ka përcaktuar vetë Lori në këtë foto dhe ne nuk kemi asnjë kundërshtim. Kjo foto është kaq e bukur, e cila ka ardhur edhe në një mënyrë ‘vintage’ në formën e një foto me polaroid.

2.png

 

3. Është koha për pastaaa dhe ato nuk mund të shijojnë më shumë se sa me njerzit e tu të dashur dhe në rastin konkret për Lorin e kemi për nipin e saj. Kaq shumë dashuri në një foto.

3.png


4. Ndërkohë që Lori Hoxha nuk mund të dukej më seksi se kaq më këtë fustan të bardhë të ngushtë pas trupit. Por gjithashtu na vjen mirë që e shohim të qesh ajo në foto, pasi rrallëherë e shohim kaq të qeshur.

4.png


5. Dhe meqë jemi në sezonin e verës, Lori Hoxha ka ndarë me ne foton perfekte që mund të realizojmë në plazh duke shijuar rrezet e diellit, por gjithmonë nuk duhet të mungojnë rroba banjot e duhura që të bëjnë diferencën.

5.png

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713