INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Udhëzimi i ri Ministrisë së Arsimit për kandidatët në universitete

Udhëzimi i ri Ministrisë së Arsimit për kandidatët në universitete

Publikuar më: 11:03 27-07-2016

Maturantët këtë vit të ri akademik kanë të drejtë të zgjedhin deri 10 degë studimi. Ministria e Arsimit ka publikuar dhe kalendarin ë plotësimit të formularit të aplikimit online në portalin "Matura Shtetërore".
Sipas MAS aplikimet nisin më 1 gusht në Tiranë dhe mbyllen më 10 gusht në Kukës, Has, Tropojë, Dibër, Mat Bulqizë.
Për të hedhur të dhënat në sistem, maturantët duhet të paguajnë faturën prej 2 mijë lekë.
Sipas udhëzimit të MAS, fituesit do të shpallen nga universitetet, në bazë të kritereve që ata kanë përcaktuar dhe kuotave të pranim.
Ndërsa Agjencia Kombëtare e Provimeve brenda datës 16 gusht t’u dërgojë universiteteve listat e aplikuesve për çdo program studimi, dhe më pas ato të bëjnë shpalljen e studentëve fitues në datën 5 shtator 2016.
Pranimet në universitet edhe këtë vit do të jenë me dy raunde, duke u dhënë një shans të dytë edhe maturantëve të cilët do të kalojnë me sukses provimet në vjeshtë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705