Udineze ka mundur Interin me një rezultat të pastër 1 me 3.
Në ndeshjen e luajtur këtë të shtunë në San Siro, Interi shënon humbjen e parë sezonale.
Udineze kaloi në avantazh në minutën e 14. Por do të ishte Icardi i cili do të barazonte.
Në pjesën e dytë Udineze shënoi edhe dy golat e tjerë duke marrë 3 pikë të vlefshme
Për Interin humbja e parë sezonale mund t’i shkaktojë dhe një zbritje në tabelën e renditjes në vendin e dytë, nëse Napoli arrin të fitojë.