INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ueda është IN! Njihuni me moderatoren e emisionit më të ri sportiv ‘Adrenalinë’ në INTv [FOTO]

Ueda është IN! Njihuni me moderatoren e emisionit më të ri sportiv ‘Adrenalinë’ në INTv [FOTO]

Publikuar më: 18:43 04-05-2018

Çdo e martë do jetë ndryshe për ju! INTv do ju mbajë të ‘gozhduar’para ekranit pasi vjen për ju emisioni më i ri sportiv, ‘Adrenalinë’.

Ashtu si edhe vet emri, emisioni më i ri javor sportiv synon të sjellë shumë “Adrenalinë” tek ndjekësit e tij. IN Tv ia ka besuar drejtimin e emisionit “Adrenalinë” gjinisë femërore dhe moderatorja e emisionit është një ndër vajzat më IN dhe ‘cool’ që ju keni parë ndonjëherë. Ueda Kullakshi është një personazh familjar për ju por në intervistën më poshtë do ju njohim më mirë me bukuroshen e ‘Adrenalinë’.

-Përshëndetje! Je prezantuesaja më e re në INTv, na prezanto pak me veten, kush është Ueda?
Përshëndetje! Aktualisht jam studente në drejtësi, në vit të 3-të, pavarësisht se puna që do të nis tanimë është tërësisht jashtë profilit tim profesional, mbetet diçka tërësisht personale, të cilën e bëj më shumë pasion, si një hobi.

-Emisioni me i ri ‘Adrenaline’ na bën më të lidhur me aktivitetet sportive, po ti kur je njohur me pasionin tënd për sportin?
Unë me sportin jam njohur rreth moshës 12 vjeçare, kur isha në klase të 6-të. Disa shokë të mi më ftuan në stadium të shihnim një ndeshje të ekipit të Tiranës, që për hir të së vërtetës asokohe shkëlqente. Më pëlqeu shumë që atëherë dhe fillova ta ndiqja rregullisht, madje un i them “Tirona” sepse më duket sikur dal dhe në origjinë kështu. Nisi krejtësisht si një loje dhe se kisha menduar kurrë që do të kthehej në një pasion timin.

 

emotional availability as a cute date???

A post shared by WEEDA (@uedakullakshi) on

-Duke qenë se je kaq e bukur dhe po kaq seksi, a ke praktikuar me herët aktivitete sportive? Si qëndron e vërteta?
Në fakt mua më pëlqejnë sportet në përgjithësi, e kam fjalën të jem pjesëmarrëse, jo thjesht të ulem e t’i shoh, pasive. Madje që e vogël ndiqja dhe kurse private në vollejboll dhe basketboll. Më pas angazhimi në shkollë sigurisht u bë primar dhe mu desh ti lija pas dore. Tani më pëlqen të shkoj për ‘hiking’ dhe e bej sa herë kam mundësi, shkoj dhe në palestër kur gjej kohë të lire.

-Ueda na fol pak për ‘Adrenalinë’, si do vijë ky emision te publiku dhe çfarë do përmbajë saktësisht?
‘Adrenalinë’ është një emision tërësisht kreativ, i një game të re në botën e televizionit shqiptar, mendoj une. Kjo sepse qëllimi kryesor i këtij emisioni është te trajtojë dhe të prezantojë tek publiku një shumëllojshmëri sportesh, sigurisht duke përfshirë dhe futbollin i cili është më popullori në vendin tonë, dhe deri tek ato më ekstremet si dhe të panjohura për shumë prej nesh. Më shumë detaje s’po ju zbuloj, po ua lë surprizë t’i zbuloni dhe ju vetë teksa na ndiqni.

- A do ketë risi ky emision në krahasim me emisionet sportive të tjera që jemi mësuar të shohim? Cilat janë pritshmëritë e tua?
Unë mendoj se ky emision do pritet mjaft mirë nga publiku shqiptar, kjo për faktin sepse është diçka krejtësisht e re dhe sigurisht që gjërat e reja të ngacmojnë kureshtjen. Përsa i përket pritshmërive të mia janë të jenë të larta, sepse ne po mundohemi të bejmë më të mirën për t’ju servirur juve diçka të bukur dhe argëtuese.

-Kush është sporti juaj i preferuar? Ç’mendim keni për futbollin shqiptar?
Sporti im i preferuar për të parë është futbolli sigurisht, por për të luajtur vet më pëlqen volejbolli. Futbolli shqiptar më pëlqen, e ndjek gjithmonë, por për të qenë realist ka ende shumë punë dhe investime për tu bërë për të qenë një futboll i mirëfilltë e per te arritur në kompeticionet e mëdha që jemi mësuar të shohim në TV.

 

so many blessings while we stressin

A post shared by WEEDA (@uedakullakshi) on

-Futbollisti juaj i preferuar është shqiptar apo i huaj? Kush është ai?
Futbollisti im i preferuar është Leonel Messi, ndërsa për futbollistët shqiptarë nuk mund të them ende një emër...kështu që mbetemi te Messi!

-Ç'mendim ke për moderatoret e tjera shqiptare të sportit? Ku ndryshon Ueda nga vajzat e njohura të ekranit?
Un nuk dua të gjykoj askënd në punën që bën, pasi nuk jam askush për ta bërë këtë. Ajo çka mund të them është se unë nuk do jem këtu thjesht si një vajzë e paraqitshme që citon disa rreshta të mësuara përmendësh para ekranit, siç jemi mësuar rëndom të shohim. Para se ta quaj një pune unë e quaj pasion dhe sigurisht që do të serviret në një forme krejt ndryshe nga ajo çka jemi mësuar..Por prap i mbetet publikut të më vlersojë.

Falënderojmë Uedën për këtë intervistë dhe ju mos humbisni çdo të marte ora 23.00 'Adrenalinë' në IN TV

Intervistoi: Armend Dumbo /intv.al/

31740048_1826563844068982_2979740282947371008_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042729377746582