INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UEFA; 10 blerjet më të bujshme të merkatos së dimrit

UEFA; 10 blerjet më të bujshme të merkatos së dimrit

Publikuar më: 15:59 05-01-2017

UEFA kryer një përzgjedhje të 10 blerjeve më të mira gjatë merkatove të dimrit ndër vite, të bëra nga klubet e mëdha evropiane.

Në krye të listës qëndrojnë transferimet e lojtarëve që janë bërë në janar të 2011.

1-Ivan Rakitiç, futbollisti kroat kalon nga Shalke 04 te Sevija, kur ishte 22 vjeç për vlerën 3 milion euro. Më pas në verën e 2014 nënshkruan me Barcelonën për 18 milionë euro.

2-Huanfran iu bashkua Atletiko Madrid nga Osasuna për një shumë prej 4 milion euro. Ai u bë menjëherë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Simeones.

3-Luis Suarez, nënshkruan me Barcelonën, pasi klubi katalanas i paguan 80 milion euro Liverpulit. Sulmuesi uruguajan bëhet kështu një ndër tre sulmuesit më të paguar në histori pas Mesit dhe Nejmar.

4-Nemanja Matić, një përforcim luksi për Benfikën, duke i paguar Çelsit 5 milion euro. Futbollisti serb rikthehet sërish në Angli në janar 2014 por tashmë vlera e kartonit të tij është 25 milion euro.

5-Andrea Barzagli, nënshkruan për Juventus në janar të vitit 2011, kur ishte 29 vjet. Klubi torinez i paguan Volfsburgut vetëm 300.000 euro.

6-Në 2007 bie në sy kalimi i Marselos tek Reali i Madridit për 6.5 milion euro. Braziliani e ka veshur fanellën e ekipit madrilen për më shumë se 10 vjet.

7-Në 2006 Huntelar kalon te Ajaks nga Hereven për 9 milion euro.

8-Po këtë vit Nemanja Vidiç, nënshkruan me Mançester Junajtid. Klubi anglez i paguan Spartakut të Moskës 10.5 milion euro për të marrë shërbimet e futbollistit serb.

9-Në 2004 Dejan Stanković nënshkruan për Interin, pasi zikaltërit i paguajnë Lacios 4 milion euro.

10-Ndërsa në 1996 Jap Stam nënshkruan me PSV për 1.5 milionë euro. Më pas kalon te Mançester Junajtid, Lacio, Milan dhe e mbyll karrierën te Ajaks.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104