Një tjetër rregull historik do të ndryshojë në futboll. UEFA është e hapur për të ndryshuar në lidhje me rregullin e golave jashtë fushës tënde, në garat europiane. Kjo u njoftua pas takimit tradicional me trajnerët që kishte sekretari i përgjithshëm i qeverisë europiane të futbollit, Giorgio Marchetti.
“Trajnerët mendojnë se rregulli duhet të rishikohet dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë. Sidoqoftë, ky rregull i golave në fushën kundërshtare është më pak i komplikuar në krahasim me të kaluarën”.
Në takim ishin të pranishëm, përveç Mourinho, Tuchel dhe Lopetegui, edhe italianët Massimiliano Allegri me Carlo Ancelottin. Mendimi i zakonshëm është se rregulli i golit në transfertë është kundërproduktiv, sepse i fton ekipet larg shtëpisë për të sulmuar dhe ata që janë në shtëpi për të mbrojtur veten.