UEFA ka zyrtarizuar stadiumin ku do të luhet ndeshja Maqedoni-Shqipëri, pas shumë diskutimesh nga të dyja palët si ajo shqiptare dhe asaj maqedonase në lidhje me stadiumin se ku do të zhvillohet ndeshja, e vlefshme për kualifikueset e botërorit, UEFA ka dhënë vendimin e saj.
Në faqen zyrtare të saj ka bërë të ditur se ndeshja do të luhet në stadiumin e Strumicës, vend i kontestuar nga ana shqiptare, gjithashtu asnjë vlerësim mbi stadiumin dhe nivelin e tij nuk ka dhënë FIFA.