UEFA ka licencuar stadiumin “Fadil Vokrri” për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, me anë të një deklarate në faqen e tyre zyrtare
“UEFA, sot ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve.” thuhet në njoftim. Kështu, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe10 shtator, në orën 20:45.