INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UEFA me dorë të hekurt, ndëshkon keq ekipin francez!

UEFA me dorë të hekurt, ndëshkon keq ekipin francez!

Publikuar më: 18:52 22-09-2018

Skuadra e Lionit do të luajë pa tifozë ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve. Vendimi përfundimtar është dhënë nga Komisioni i Apelit në UEFA i cili e refuzoi kërkesën për të ndryshuar vendimin e dhënë më parë nga UEFA.
UEFA konfirmoi ditën e premte vendimin e saj në lidhje me dënimin e klubit francez për ngjarjet e muajit mars, kur Lioni u eliminua nga Europa League.
Shfaqja e tymëseve që sollën edhe trazira në shkallët e stadiumit dhe sjelljet raciste ishin disa prej motiveve që dënuan Lionin me dy ndeshje pa tifozë, por dënimi do të zbatohet në njërën prej këtyre ndeshjeve nëse do të ketë përsëritje të rasteve të dhunës.

Article Logic
Execution time: 0.0042870044708252