INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UEFA ndryshon Ligën e Kampionëve, s’ka më tetë grupe

UEFA ndryshon Ligën e Kampionëve, s’ka më tetë grupe

Publikuar më: 11:30 24-03-2016

UEFA është duke konsideruar mundësinë e ndryshimit të formatit të Ligës së Kampionëve, pas edicionit 2017-18.

Liga e Kampionëve nuk do t’i ketë më tetë grupe në fazën e parë të garës.

Liga e Kampionëve mund të reduktojë numrin e skuadrave në fazën e grupeve, në bazë të propozimit të ri të konsideruar nga UEFA.

UEFA është duke konsideruar mundësinë e ndryshimit të formatit pas edicionit 2017-18, raportojnë mediat e huaja.

Gara pritet të ketë më shumë faza eliminuese, të cilat do të krijojnë dy grupe të mëdha me nga tetë ekipe, për dallim nga formati aktual që ka tetë grupe nga katër skuadra.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me klubet, por ende nuk ka ndonjë propozim konkret”, tha një zëdhënës i UEFA-së për të përditshmen britanike “The Guardian”.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826