UEFA nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social “Twitter” ka raportuar se duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të ketë ndryshime në orarin e ndeshjeve. Organi më i lartë i futbollit në Europë ka vendosur tashmë dy orare të ndryshme zyrtare.
Dy ndeshje do luhen në orën 19:00 ndërsa 6 të tjerat nuk do të luhen sipas orarit të zakonshëm 20:45, por në ora 21:00. Dhjetorin e kaluar Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi për vendime të ndryshme, duke përfshirë dhe orarin zyrtar të ndeshjeve.