INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UEFA ndryshon rregullin, futbollistët të çliruar në Kupat e Europës

UEFA ndryshon rregullin, futbollistët të çliruar në Kupat e Europës

Publikuar më: 12:23 01-09-2018

Futbollistët mund të çlirohen nga ankthi i aktivizimit në kompeticionet europiane edhe gjatë transferimit në janar në një skuadër tjetër. UEFA ka ndryshuar rregullin dhe tani nuk ka më pengesa.

Më parë, rregulli i UEFA-s ishte se një futbollist nuk mund të luajë me dy klube të ndryshme gjatë një edicioni të Kupave të Europës.

Por sivjet, ky rregull ka ndryshuar. Futbollistët që do të lëvizin gjatë merkatos së janarit do të kenë të drejtën të luajnë në fazën e dytë me klubet e tyre edhe në Kupat e Europës.

Rregulli i ri do të jetë i ngjashëm me atë të klubeve: një futbollist mund të luajë me maksimumi dy ekipe gjatë një sezoni futbollistik në kampionatet e ndryshme, ose në veprimtaritë europiane të organizuara nga UEFA.

Article Logic
Execution time: 0.0031371116638184