UEFA gabon me postimet që bën në faqen e saj zyrtare dhe që kanë lidhje me flamurin Shqiptar.
Organizatorët e kampionatit Europian, kanë publikuar tabelën e ndeshjeve të sotme të cilat janë të fundit në grup.
Por, ajo që bie në sy është fakti se në takimin mes Islandës dhe Austrisë, këta të fundit kanë si shoqërues flamurin shqiptar dhe jo atë të vendit të tyre.
Kjo nuk është hera e parë që flamuri i Shqipërisë ngatërrohet nga UEFA.
Mesa duket Shqipëria është kthyer në kryefjalën e këtij europiani pasi nuk është hera e parë që UEFA bënë lapsus.
Një ditë para se të fillonte Europiani në rrjetin social ‘Twitter’ UEFA ka bërë një lapsus pasi ngatërroi stema e Rusisë me të Shqipërisë.
Në një foto të stemës së Rusisë, UEFA ngatërrohet duke shkruar për Shqipërinë. Një veprim që shkaktoi reagim dhe më pas gjithçka u vendos në vend. Shqiponja edhe pse e ndryshme solli gabimin dhe ai postim u hoq.