INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UEFA nuk toleron,Tirana sërish në probleme

UEFA nuk toleron,Tirana sërish në probleme

Publikuar më: 17:42 03-06-2018

Për shkak të mosshlyerjes së borxhit prej 117 milionë lekësh të vjetra ndaj Gjergji Muzakës (ish-lojtar i bardhebluve), Komisioni i Disiplinës në FSHF i zbriti tri pikë Tiranës dhe e paralajmëroi që nëse nuk gjente zgjidhje për një afat prej 25 ditësh, do të merrte masa ekstreme.
Për shkak të problemeve financiare dhe faktit që klubi u licencua nga FSHF-ja për të marrë pjesë në Ligën e Europës në edicionin e kaluar, UEFA vendosi të dënonte Tiranën në muajin prill të këtij viti.Qeveria europiane e futbollit vendosi t’i mohojë Tiranës një çek të majmë financiar prej 215 mijë eurosh, të cilin bardheblutë duhej ta përfitonin për shkak të pjesëmarrjes në Europë. Tirana do të paguajë gjithashtu 3 mijë euro për shpenzimet procedurale për një çështje ku bashkëfajtore është edhe FSHF-ja, që lejoi jashtë rregullave licencimin e bardhebluve në Europë

Article Logic
Execution time: 0.0020890235900879