Pas akuzave të ngritua për trukim ndeshjesh, Uefa ka pezulluar skuadrën kampione të Shqipërisë, Skënderbeun, një vit nga Kupat e Europës. Vendimi i marrë nga Uefa ka mbërritur edhe në zyrat e Skënderbeut, ndërsa zyrtarizimi dhe publikimi i tij pritet të bëhet në ditët në vijim në faqen zyrtare të Uefa-s. Gjithashtu është vendosur edhe një shumë prej 100 mijë Eurosh gjobë. Kampionët pritet të apelojnë vendimin në CAS. “Po, jemi dënuar për mospjesëmarrje. Tani jemi duke bërë letrat për CAS, sepse koha është e shkurtër”, konfirmon Ardjan Takaj, presidenti i klubit kampion, që megjithatë është shfaqur tepër i qetë dhe s’bën asnjë dramë, pasi beson tek fitorja në CAS. Edhe faqja zyrtare e ekipit të Skënderbeut, njofton për vendimin e marrë nga UEFA.