Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një Europian dhe për këtë arritje historike UEFA ka publikuar një video në të cilën shfaqen emocionet e tifozëve shqiptarë përmes një djali dhe babait të tij, të cilët e shikojnë së bashku ndeshjen kundër Zvicrës.
Daniel Nikolla, është një tifoz shqiptar, emigrant, i cili udhëton drejt Lensit për të parë ndeshjen e parë të kombëtares kundër Zvicrës. Danieli, djali që është në këtë video flet për emocionet e mëdha dhe rëndësinë që ka Euro 2016 për Shqipërinë, si një ngjarje historike për kombin shqiptar.
“Është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në Kampionatin Europian dhe të shkuarit në Francë është momenti më i bukur që më ka ndodhur ndonjëherë. Mezi po pres të shkoj”, thotë ai në video.
Përmes një komunikimi në Skype, Danieli i tregon surprizën të atit se i kishte blerë dhe atij një biletë. “Babai im gjithmonë ka parë në televizor ndeshjet e kombëtares. Të shkuarit në Lens për ta parë nga stadiumi ndeshjen do të jetë emocioni më i madh”.
“Ëndrra u bë realitet” thotë i ati tepër i emocionuar.