Qeveria e futbollit evropian mesa duket nuk ka pritur vendimin e KAS-it të Lozanës për të zyrtarizuar se kush mes Skënderbeut dhe Kukësit do të shkonte në Champions.
UEFA ka zyrtarizuar parë se Kukësi do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, ndërsa Luftëtari, Partizani dhe Laçi do të jenë pjesë e Ligës së Europës.
Klubi korçar pret një përgjigje nga KAS, por gjithsesi UEFA njeh Kukësin si pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve në turin e parë. Shorti do të hidhet më 20 qershor për të dyja kompeticionet.
Të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore që do të marrin pjesë në Europë, do të jenë në raundin e parë kualifikues.
Ky zyrtarizim i skuadrave që do të marrin pjesë në Europë, mban në fuqi dënimin e Skënderbeut, i cili është i përjashtuar nga kompeticionet Europiane.