Takimi në fazën e grupeve,Anderlecht-Bayern Munich shkaktoi pakënaqësi tek tifozët bavarezë.
Tifozët e Bayerit hodhën një shumë eurosh në fushën e lojës në shenjë proteste ndaj çmimit të lartë të biletave të vendosura nga klubi belg.
Anderlecht abuzoi duke vendosur një çmim tepër të lartë biletash, prej 100 eurosh për biletë.
Uefa ka reaguar ndaj këtij veprimi dhe ka vendosur të dënojë klubin belg për t'i rikthyer tifozëve një shumë mesatare prej 30 eurosh për biletë.