INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UEFA vendos, korçarët apo kryeqytetasit në Ligën e Europës?

UEFA vendos, korçarët apo kryeqytetasit në Ligën e Europës?

Publikuar më: 12:06 11-06-2018

Partizani dhe Skënderbeu janë ende në pritje të vendimit të UEFA për fatin e klubit korçar por, jo vetëm.

Së fundmi duket se kryeqytetasve i ka sosur durimi dhe I kanë bërë kërkesë UEFA-s në lidhje me vendimin i cili do të vendosë dhe pjesëmarrjen në Ligën e Europës te klubeve.

Nëse pezullohen korçarët, të kuqtë me shpejtësi duhet të nisin punën për ndeshjen e parë të Ligës së Europës që, sipas kalendarit, luhet më 12 korrik.

Gjithsesi, pritja e gjatë e të dy klubeve mund të marrë fund brenda dy ditësh. Sipas lajmeve që vijnë nga të dy kampet, pritet që sot ose nesër kryeqytetasit të jenë të qartë me vendimin që UEFA do të marrë për Skënderbeun. Pra, sot ose nesër pritet të mësohet përfundimisht edhe fati i pjesëmarrjes së “demave” në Ligën e Europës për këtë sezon. Në të kundërt, puna do të nisë vetëm për sezonin e ri.

Article Logic
Execution time: 0.0032758712768555