INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UEFA zbulon biletat e Europianit, si të ruheni nga mashtrimet

UEFA zbulon biletat e Europianit, si të ruheni nga mashtrimet

Publikuar më: 14:23 01-04-2016

Rreth dy muaj para fillimit të kampionatit Europian, UEFA ka prezantuar biletat për 51 ndeshjet që do të luhen nga data 10 qershor deri më 10 korrik.

Numri i personave që kanë aplikuar për një biletë në Europian ka qenë rreth 15 milionë. Biletat kanë në dizenjon e tyre të gjitha elementët e turneut dhe vënë në dukje atmosferën festive dhe vlerat e futbollit modern. Ajo është prodhuar me letrën FSC në mënyrë që të minimizojë impaktin ambiental, ndërkohë që nuk mungojnë elementët e sigurisë.

Te elementët e sigurisë përfshihen barkodet dhe imazhet me një rezolucion të lartë, një hologramë shumëngjyrëshe. Teknologji e re përdoret për herë të parë në krijimin e biletave të ndeshjeve të futbollit.

UEFA dhe organizatorët e “Euro 2016” kanë përsëritur apelin e tyre për tifozët që të mos i blejnë biletat e evenimentit nga shitës të paautorizuar, agjentë apo faqe interneti të cilat i ofrojnë ato me çmime shumë të ulëta, pasi biletat e shitura prej tyre mund të jenë të falsifikuara ose të pavlefshme.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375