Uellsi merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian, dhe ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar 2:1 ndaj Sllovakisë. Serinë e golave e hapi ylli i Manchester United, Gareth Bale, i cili shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 10-të duke kaluar në avantazh uellsianët. Ishte Duda për sllovakët ai që shifrat në 1:1 duke barazuar përkohësisht rezultatin, rezultat që do të ndryshonte përsëri falë golit të Kanu. Aktualisht Uellsi kryeson grupin B me 3 pikë, ndërsa rënditja e plotë do të bëhet pasi të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Rusisë.