INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ujë me jashtëqitje OBSH: 2 miliardë njerëz e konsumojnë, shkak sëmundjesh [VIDEO]

Publikuar më: 17:08 18-04-2017

"Sot, pothuajse dy miliardë njerëz përdorin një burim të ujit të pijshëm të ndotur me jashtëqitje, duke i vënë ata në rrezik të prekjes nga sëmundje si kolera, dizenteria, tifo dhe poliomeliti".  Kjo është deklarata e Dr Maria Neira, Drejtore e OBSH-së, në Departamentin e Shëndetit Publik e cila bën të ditur se uji që përdoret nga një pjesë e madhe e njerëzimit është i ndotur. OBSH thotë se qindra mijëra njerëz vdesin çdo vit për shkak se ata janë të detyruar për të pirë ujë të kontaminuar. Ndotja e ujit të pijshëm është vlerësuar se shkakton më shumë se 500 000 të vdekur çdo vit dhe është një faktor i madh për shfaqen e  disa sëmundjeve tropikale, të lëna pas dore.  Sipas raportit të vitit 2017 të UN-Water, agjencisë globale që bën vlerësimin e ujit vendet, kanë rritur investimet vjetore për trajtimin e ujit me 4.9% në tre vitet e fundit por, përgjithësisht bëhet fjalë për nevoja emergjente. Përkundër kësaj, 80% e vendeve nuk ka pasur  fonde të mjaftueshme për të përmbushur objektivat e tyre kombëtare të vendosura "për të furnizuar me ujë të pastër popullsinë, për infrastrukturën bazë dhe kanalizimet",  shpjegon OBSH në një deklaratë. Sipas kësaj organizate shumë vende në zhvillim nuk arrijnë të ofrojnë shërbime të sigurta dhe të besueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0055170059204102