Forcat e Armatosura kanë zhvilluar një operacion detar antindotje në Ksamil. Në plazhin e Ksamilit pasditen e sotme ka shpërthyer një kanal i ujrave të zeza dhe po derdhet në det.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga policia kufitare në drejtim të Ksamilit janë nisur 18 forca dhe një mjet nga DMR-ja e Gjirokastërës për parandalimin dhe pastrimin e ujrave të zeza.
Gjithashtu është nisur për në vendngjarje edhe anija e gatshme P-05 “Vjosa” nga Saranda dhe anija P-03 “Shkumbini” nga Porto Palermo. Po ashtu janë nisur edhe 15 forca, 1 mjet dhe anija Antindotje Y-32 “Karaburuni” nga flotilja e Pashalimanit.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë angazhuar 12 forca dhe 1 mjet nga DMR-ja Gjirokastër për shuarjen e zgjarrit të rënë në fshatin Hundkuq në Gjirokastër